Metal Glaze – Llak transparent mbrojtës për metal
METAL GLAZE është llak transparent mbrojtës me cilësi të lartë për sipërfaqe metalike, i përshtatshëm për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm. Jep shkëlqim të lartë dhe qëndrueshmëri afatgjatë. Izolon sipërfaqen nga uji, e mbron në mënyrë efektive nga rrezatimi diellor dhe përforcon mbrojtjen antikorrozive.
Veglat e aplikimit
Paketimi
Karakteristikat
• Formulim poliuretanik
• Shkëlqim dhe fortësi e lartë
• Rezistencë ndaj rrezatimit UV
• Rendiment i lartë
Sipërfaqja
I përshtatshëm për:
• Sipërfaqe metalike
Të dhënat teknike
Rendimenti
Hollimi
Tharja në sipërfaqe
Koha e rilyerjes
• Aplikojeni mbi sipërfaqe të thata, të pastra dhe pa materiale që mund të pengojnë aderencën.
• Hiqni silikonin dhe vajrat nga metali me një hollues të përshtatshëm.
• Rezultati varet nga përgatitja e saktë e nënshtresës dhe aplikimi korrekt i produktit.
• Aplikoni METAL GLAZE në dy shtresa.
• Për rregullimin e viskozitetit hollojeni me 5% hollues për furçë.
• Shtresën e dytë aplikojeni pasi të jetë tharë shtresa e parë.
Gjatë aplikimit mbajini veglat të njoma me material. Kthejeni në ambalazh sa më shumë llak nga veglat dhe pastrojini me hollues white spirit ose nitro.