Aluminium Epoxy 2K – Veshje epokside 2K me alumin
Veshje speciale epokside që siguron mbrojtje të jashtëzakonshme kundër korrozionit falë përmbajtjes së aluminit natyral.
Veglat e aplikimit
Paketimi
Karakteristikat
• Aderencë e lartë
• Mbrojtje e shkëlqyer e sipërfaqeve metalike
• Rezistencë e lartë kimike dhe mekanike
• Rendiment i lartë
• Aplikim i lehtë
Sipërfaqja
• Konstruksione metalike
• Skelete strukturore prej çeliku
• Ndërtesa industriale
• Shkallë metalike
Të dhënat teknike
Rendimenti
Hollimi
Tharja në sipërfaqe
Koha e rilyerjes
• Hiqni silikonet dhe vajrat nga metali me hollues nitro ose hollues epoksid.
• Pastrojeni dhe thajeni mirë sipërfaqen e aplikimit, pastaj gërryeni tërësisht me letër smerili.
• Aplikojeni produktin në dy shtresa, sipas udhëzimeve përkatëse.
• Përzieni komponentin A me komponentin B me mikser mekanik me shpejtësi të ulët për 2–3 minuta. Lëreni përzierjen të pushojë 30 sekonda dhe përziejeni sërish edhe për 1 minutë.
• Kujdes: duhet të përzihet e gjithë sasia e komponentit A me komponentin B në raportin e përcaktuar për çdo komplet. Nëse nevojitet një sasi më e vogël, peshoni me saktësi të dy komponentët duke ruajtur të njëjtin raport sipas peshës.
• Mos e lini produktin e përzier A+B në enë, pa e përdorur, për më shumë se 50 minuta, sepse do të fillojë të xhelifikohet dhe do të bëhet i papërdorshëm.
• Aplikojeni në një ose dy shtresa. Për punueshmëri më të mirë, hollojeni me 5–10% hollues nitro ose hollues epoksid. Shtresën pasuese aplikojeni pasi të jetë tharë e mëparshmja, gjithmonë pas një prove.
• Kujdes: në temperatura mbi 35°C aderenca e produktit mund të ulet.