Industrial PU – Smalt industrial poliuretan njëkomponentësh
INDUSTRIAL PU është smalt cilësor me rrëshira alkide dhe poliuretani, me shkëlqim të lartë dhe tharje të shpejtë. Është ideal për sipërfaqe ku kërkohen fortësi dhe rezistencë të lartë mekanike. Formula njëkomponentëshe ofron aplikim të lehtë dhe rezistencë ndaj rrezatimit UV.
Veglat e aplikimit
Paketimi
Karakteristikat
• Shkëlqim dhe fortësi e lartë
• Rezistencë e lartë mekanike
• Rezistencë ndaj rrezatimit UV
• Aplikim i lehtë
• Sistem poliuretan 1K
Sipërfaqja
I përshtatshëm për:
• Sipërfaqe metalike me kërkesa të larta mekanike
Të dhënat teknike
Rendimenti
Hollimi
Tharja në sipërfaqe
Koha e rilyerjes
• Aplikojeni mbi sipërfaqe të thata, të pastra dhe pa materiale që mund të pengojnë aderencën.
• Hiqni silikonin dhe vajrat nga metali me një hollues të përshtatshëm.
• Astarojeni sipërfaqen me një ose dy shtresa astari antikorroziv për metale.
• Pasi astari të jetë tharë, aplikoni dy shtresa INDUSTRIAL PU.
• Për rregullimin e viskozitetit hollojeni me 5% hollues për spërkatje ose nitro.
• Shtresën e dytë aplikojeni pasi të jetë tharë shtresa e parë.
Gjatë punës mbajini veglat të njoma me material. Kthejeni në ambalazh materialin e mbetur në vegla dhe pastrojini me hollues nitro.