Skip links

Deck Oil – Vaj mbrojtës për platforma druri

DECK OIL është vaj mbrojtës impregnues, i modifikuar me poliuretan dhe i pasuruar me dyll, për platforma e dysheme druri në ambiente të brendshme dhe të jashtme. Depërton thellë në poret e drurit, e bën sipërfaqen rezistente ndaj ujit dhe e mbron nga rrezatimi UV dhe kushtet e rënda atmosferike. Ofron rezistencë të lartë ndaj kimikateve, motit dhe ngarkesave mekanike.

Veglat e aplikimit

ΡολόΠινέλοSpray

Paketimi

0.75 L2.5 L4 L

Karakteristikat

• I modifikuar me poliuretan
• I pasuruar me dyll
• Mbron platformat prej druri
• Rezistencë ndaj rrezatimit të fortë diellor dhe lagështisë

Sipërfaqja

I përshtatshëm për:
• Platforma, dysheme dhe sipërfaqe druri

Të dhënat teknike

Rendimenti

Hollimi

Tharja në sipërfaqe

Koha e rilyerjes

12–16 m²/l për shtresë
Gati për përdorim
2–3 orë
24–48 orë

• Aplikojeni mbi sipërfaqe të thata, të pastra dhe pa materiale që mund të pengojnë depërtimin dhe aderencën.
• Rezultati varet nga përgatitja e saktë e drurit dhe aplikimi korrekt i produktit.

• Aplikojeni DECK OIL në një shtresë. Pas 5 minutash hiqeni tepricën e materialit me një leckë të thatë.
• Aplikoni shtresë të dytë në drurë shumë të fortë ose në sipërfaqe të ekspozuara ndaj kushteve të rënda atmosferike.
• Shtresën e dytë aplikojeni pasi të jetë tharë shtresa e parë.

Gjatë punës mbajini veglat të njoma me material. Kthejeni në ambalazh materialin e mbetur në vegla dhe pastrojini me hollues të përshtatshëm.