High Heat 320°C – Bojë rezistente ndaj temperaturave të larta
HIGH HEAT 320°C është bojë speciale me bazë silikoni dhe pigmente termorezistente, e zhvilluar për sipërfaqe që ekspozohen vazhdimisht ndaj temperaturave deri në 320°C. Është e përshtatshme për oxhaqe, furra, soba dhe sisteme shkarkimi automjetesh e motoçikletash, ku ofron qëndrueshmëri të shkëlqyer. Disponohet në ngjyrë të zezë dhe argjendi.
Veglat e aplikimit
Paketimi
Karakteristikat
• Rezistencë ndaj temperaturave deri në 320°C
• Formulim special me bazë silikoni
• Shtrirje dhe aplikim i lehtë
• Disponohet në të zezë dhe argjendi
Sipërfaqja
I përshtatshëm për:
• Sipërfaqe metalike të ekspozuara ndaj temperaturave të larta
Të dhënat teknike
Rendimenti
Hollimi
Tharja në sipërfaqe
Koha e rilyerjes
• Aplikojeni mbi sipërfaqe të thata, të pastra dhe pa materiale që mund të pengojnë aderencën.
• Hiqni silikonin dhe vajrat nga metali me një hollues të përshtatshëm.
• Rezultati varet nga përgatitja e saktë e nënshtresës dhe aplikimi korrekt i produktit.
• Aplikoni HIGH HEAT 320°C në një ose dy shtresa.
• Trashësia e filmit të thatë nuk duhet të kalojë 30 μm.
• Pjekja e plotë termike arrihet pas 1 ore në 200°C.
• Pas aplikimit prisni 24 orë përpara se të nxehni sipërfaqen e lyer.
Gjatë aplikimit mbajini veglat të njoma me material. Kthejeni në ambalazh sa më shumë bojë nga veglat dhe pastrojini me hollues nitro.