Primetal – Astar industrial për metale
PRIMETAL është astar antikorroziv me bazë alkide për sipërfaqe metalike. Formon një sipërfaqe mat dhe siguron aderencë të shkëlqyer ndërmjet nënshtresës metalike dhe bojës përfundimtare alkide. Thahet shpejt, ka fuqi të lartë mbuluese dhe është ekonomik në aplikim.
Veglat e aplikimit
Paketimi
Karakteristikat
• Tharje e shpejtë
• Fuqi e shkëlqyer mbuluese
• Mbrojtje antikorrozive
• Përdorim ekonomik
• Aplikim i lehtë
Sipërfaqja
I përshtatshëm për:
• Sipërfaqe metalike
Të dhënat teknike
Rendimenti
Hollimi
Tharja në sipërfaqe
Koha e rilyerjes
• Aplikojeni mbi sipërfaqe të thata, të pastra dhe pa materiale që mund të pengojnë aderencën.
• Hiqni silikonin dhe vajrat nga metali me një tretës të përshtatshëm.
• Rezultati varet nga përgatitja e saktë e nënshtresës dhe aplikimi korrekt i produktit.
• Aplikoni dy shtresa PRIMETAL.
• Për rregullimin e viskozitetit hollojeni me 5% hollues për furçë ose spërkatje.
• Shtresën e dytë aplikojeni pasi të jetë tharë plotësisht shtresa e parë.
Gjatë punës mbajini veglat të njoma me material. Kthejeni në ambalazh materialin e mbetur në vegla dhe pastrojini me hollues për spërkatje.